shtator 2026

Published on Aug 29, 2026

shtator 2026

shtator 2026 - PDF to Flipbook

Published on Aug 29, 2026

Description:

KËSHILLA PEDIATRIKE Njohuri rreth mikrobeve KLUBI 2026 SHTATOR NR.70 R E V I S T A “Shtatori, kapitulli i ëndrrave të reja” A është gati fëmija im për klasën e parë? KRIJIMTARI Këndi i librit “xxxxx” SOCIALEThemeluese e revistës Shtatori sjell një fillim të ri. Pas ditëve të gjata të verës, rikthehen rutina, takimet me shokët, aktivitetet dhe kurioziteti për gjithçka që na pret. Një kapitull i ri fillon, me shumë gjëra për të zbuluar dhe përjetuar. Përmes revistës “Klubi i Fëmijëve”, ju urojmë një shtator të bukur, një vit të mbarë shkollor dhe plot momente të veçanta! Qoftë ky një fillim i gëzueshëm dhe i paharrueshëm për çdo fëmijë! Marsida Simo (Sociologe) Graphic Designer Kristi Simo S H T A T O R Zerina Sheme (Pediatre) Julika Simo (Piktore) Aida Zoto (Pedagoge) Mirsida Doraku (Punonjëse sociale) Bashkëpunëtorë 2026 Koha për një fillim të ri Nga M A R S I D A S I M O Klubi i fëmijëve | 2Stafilokoku është një mikrob mjaft i përhapur në natyrë. Ai mund të gjendet në sipërfaqen e lëkurës, në hundë, nën thonjtë e paprerë, në sende të shtëpisë, në pajisje mjekësore dhe pajisje të berberëve, si edhe në produkte ushqimore, veçanërisht në produktet e bulmetit, akullore etj. Ky mikrob nuk është gjithmonë i rrezikshëm. Nëse lëkura pëson gërvishtje, çarje ose plasaritje, stafilokoku mund të zhvillohet më shpejt dhe të shkaktojë shfaqjen e puçrrave. Në fillim, ato mund të duken si flluska të krijuara pas një djegieje me ujë të nxehtë. Më pas, lëngu brenda flluskave turbullohet dhe shndërrohet në qelb me ngjyrë të verdhë. | 3 “Njohuri rreth mikrobeve” KËSHILLA PEDIATRIKE Stafilokoku prek edhe fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore. Në kushte të imunitetit të dobësuar, stafilokoku mund të zbresë në mushkëri dhe të shkaktojë pneumoni, sinusit, të prekë rrugët urinare ose të shkaktojë diarre. Mjekimi mund të bëhet lokalisht me antibiotikë në formën e pomadës. Në varësi të shkallës së infeksionit, mjeku mund të rekomandojë edhe një medikament për t’u marrë nga goja. Parandalimi Higjiena personale, kujdesi për thonjtë dhe pastërtia e mjedisit kanë shumë rëndësi. Këshilla Është e rëndësishme që edhe nxënësit e shkollave të bëhen pjesë e ndërgjegjësimit për higjienën e mjediseve të përbashkëta, sidomos gjatë periudhave të nxehta. Përdorimi i pudrës ndihmon në tharjen e lëkurës, por mund të bllokojë poret. Nuk këshillohet përdorimi i xhelit për flokët te fëmijët, pasi disa nga substancat që përmban mund të irritojnë lëkurën.joen ““NNJJËË SSHHTTAATTOORR PPLLOOTT PPLLAANNEE DDHHEE ËËNNDDRRRRAA”” Klubi i fëmijëve | 4 PPëërrsshhëënnddeettjjee!! UUnnëë jjaamm JJooeennii,, 99 vvjjeeçç.. KKjjoo vveerrëë ppëërr mmuuaa iisshhttee ee bbuukkuurr,, pplloott aavveennttuurraa,, zzbbaavviittjjee ddhhee aarrggëëttiimm.. EE kkaamm sshhiijjuuaarr sshhuummëë,, ssiiddoommooss mmuuaajjiinn kkoorrrriikk,, kkuurr bbëërraa ppllaazzhh bbaasshhkkëë mmee kkuusshhëërriirraatt ee mmiiaa.. AAttjjee uu aarrggëëttoovvaa sshhuummëë:: bbëënniimm lloojjëërraa ttëë nnddrryysshhmmee,, ppëërrmmiirrëëssoovvaa eeddhhee mmëë sshhuummëë nnoottiinn ddhhee bbëërraa sshhuummëë hheeddhhjjee qqëë mmëë ppaarrëë kkiisshhaa ffrriikkëë tt’’ii pprroovvoojjaa.. MMbbaarroovvaa eeddhhee kkuurrssiinn ppëërr ddiizzeennjjiimm ddhhee vviiddeeoo--eeddiittiimm,, qqëë mmëë ppaass ttëë nnddiihhmmoojj eeddhhee mmaammiitt,, ee cciillaa mmeerrrreett mmee ddiizzeennjjiimmee.. KKjjoo vveerrëë iisshhttee ee vveeççaannttëë ppëërr mmuuaa,, sseeppssee ppaass sshhuummëë vviitteesshh bbëërraa ppllaazzhh eeddhhee mmee ddaajjëënn ddhhee ggjjyysshhiinn,, ttëë cciillëëtt jjeettoojjnnëë llaarrgg,, nnëë AAmmeerriikkëë,, ddhhee nnuukk ii ttaakkoojj sshhppeesshh.. AAttaa mmëë ssjjeelllliinn sshhuummëë ddhhuurraattaa ddhhee mmëë pplloottëëssoojjnnëë ççddoo ddëësshhiirrëë qqëë kkaamm.. MMaaddjjee,, kkuurr iisshhiimm nnëë ppllaazzhh,, ddaajjaa mmëë bblleeuu eeddhhee nnjjëë llooddëërr qqëë bbëënnttee ddrriittëë ddhhee mmuuaa mmëë ppëëllqqeeuu sshhuummëë.. Përshëndetje! Unë jam Joeni, 9 vjeç. Kjo verë për mua ishte e bukur, plot aventura, zbavitje dhe argëtim. E kam shijuar shumë, sidomos muajin korrik, kur bëra plazh bashkë me kushërirat e mia. Atje u argëtova shumë: bënim lojëra të ndryshme, përmirësova edhe më shumë notin dhe bëra shumë hedhje që më parë kisha frikë t’i provoja. Mbarova edhe kursin për dizenjim dhe video-editim, që më pas të ndihmoj edhe mamit, e cila merret me dizenjime. Kjo verë ishte e veçantë për mua, sepse pas shumë vitesh bëra plazh edhe me dajën dhe gjyshin, të cilët jetojnë larg, në Amerikë, dhe nuk i takoj shpesh. Ata më sjellin shumë dhurata dhe më plotësojnë çdo dëshirë që kam. Madje, kur ishim në plazh, daja më bleu edhe një lodër që bënte dritë dhe mua më pëlqeu shumë.Kam ndjekur edhe kursin e futbollit, ku po përmirësohem vazhdimisht. Po më pëlqejnë gjithnjë e më shumë ushtrimet që na bën profesori gjatë stërvitjes. Pushimet tona i mbyllëm me disa ditë në jugun e Shqipërisë. Ishte hera ime e parë atje dhe më pëlqeu shumë deti, i cili ishte shumë i pastër. Edhe plazhi ishte ndryshe nga plazhet me rërë, sepse kishte guralecë. Tani do të filloj klasën e katërt. Jam i emocionuar dhe kam shumë plane që dua t’i realizoj. Dua t’i bëj prindërit krenarë me rezultatet e mia në mësime. Dua të mësoj edhe më shumë anglishten, që më pëlqen aq shumë, dhe kam shumë dëshirë ta flas sa më rrjedhshëm. Gjatë këtij viti shkollor dua të mësoj të jem më i pavarur, të kem më shumë besim te vetja, të bëj miq të rinj, të di të them “jo” kur diçka nuk më pëlqen dhe të mendoj gjithmonë para se të veproj. Këtë vit dua të kujdesem vetë për gjërat e mia, të organizoj detyrat pa m’i kujtuar mami dhe të mësoj nga gabimet e mia. | 5 U uroj të gjithë fëmijëve një shtator plot buzëqeshje, miqësi të reja, dije dhe ëndrra të bukura! Uroj që çdo fëmijë të hyjë në shkollë me zemër të lumtur dhe të dalë prej saj çdo ditë me një gjë të re të mësuar.arja ““MMIIRRUUPPAAFFSSHHIIMM,, VVEERRËË!! MMIIRRËË SSEE VVJJEENN,, SSHHKKOOLLLLËË!!”” “MIRUPAFSHIM, VERË! MIRË SE VJEN, SHKOLLË!” Klubi i fëmijëve | 6 Përrsshhëënnddeettjjee,, ttëë ddaasshhuurr mmiiqq ttëë rreevviissttëëss ““KKlluubbii ii FFëëmmiijjëëvvee””!! UUnnëë jjaamm AArrjjaa PPrrooddaa ddhhee dduuaa ttëë nnddaajj mmee jjuu ddiissaa nnggaa kkuujjttiimmeett ee kkëëssaajj vveerree.. Më kkaa mmaarrrrëë mmaallllii ppëërr kkllaassëënn ttiimmee,, ppëërr sshhooqqeett ddhhee sshhookkëëtt,, ssii ddhhee ppëërr mmëëssuueesseenn ttiimmee AAddeelliinnëënn!! KKëëttëë vviitt jjeemmii mmëë ttëë rrrriittuurr ddhhee mmëë ttëë ppëërrggjjeeggjjsshhëëmm ddhhee kkjjoo ëësshhttëë ffaallëë mmëëssuueesseess ssoonnëë.. Përshëndetje, të dashur miq të revistës “Klubi i Fëmijëve”! Unë jam Arja Proda dhe dua të ndaj me ju disa nga kujtimet e kësaj vere. Më ka marrë malli për klasën time, për shoqet dhe shokët, si dhe për mësuesen time Adelinën! Këtë vit jemi më të rritur dhe më të përgjegjshëm dhe kjo është falë mësueses sonë.Gjatë verës kam bërë shumë udhëtime të veçanta. Kam shkuar në Korçë bashkë me kushërirën time, Frankie, e cila erdhi nga Anglia. Pushimet i kalova në Sarandë bashkë me familjen time. Vizituam edhe Kalanë e Lëkurësit, prej së cilës shihej një pamje shumë të bukur. Vizitova edhe malin e Çajupit dhe Kalanë e Gjirokastrës, ku shijova pamje mbresëlënëse. Shkova edhe në vendlindjen e babit, në Fushëbardhë, dhe në atë të mamit, në Picar, ku takova gjyshërit. Udhëtimi më i bukur i këtij viti ishte për ditëlindjen time në Itali. Vera mbaroi dhe mezi pres të fillojë shkolla, të takoj shokët dhe shoqet e mia dhe t’ u tregoj për aventurat e mia. Mezi pres të vazhdoj edhe aktivitetet e mia, si baleti dhe basketbolli. Kjo verë ka qenë shumë e bukur dhe plot kujtime që do t’i ruaj gjatë 7 | 7heris ““MMIIRRËË SSEE VVJJEENN,, KKLLAASSAA EE PPAARRËË!!”” “MIRË SE VJEN, KLASA E PARË!” Klubi i fëmijëve | 8 UUnnëë qquuhheemm HHeerriiss,, jjaamm 44 vvjjeeçç ddhhee jjaamm nnëë kkooppsshhtt.. JJaamm nnjjëë vvaajjzzëë ee vvooggëëll,, pplloott ëënnddrrrraa ddhhee mmee sshhuummëë ppyyeettjjee ppëërr mmaammiinn,, ppëërr ttëë cciillaatt pprreess mmee ppaadduurriimm ppëërrggjjiiggjjee.. JJaamm sshhuummëë ee ddaasshhuurr ddhhee mmëë ppëëllqqeenn ttëë kkaalloojj kkoohhëë mmee mmaammiinn,, bbaabbiinn,, mmoottrrëënn,, nnëënnëënn ddhhee ggjjyysshhiinn.. Unë quhem Heris, jam 4 vjeç dhe jam në kopsht. Jam një vajzë e vogël, plot ëndrra dhe me shumë pyetje për mamin, për të cilat pres me padurim përgjigje. Jam shumë e dashur dhe më pëlqen të kaloj kohë me mamin, babin, motrën, nënën dhe gjyshin. heris Më pëlqen shumë të shëtit në vende të reja. Unë nuk lodhem fare duke ecur dhe kërkoj gjithmonë gjëra interesante. Për shembull, në pyll kërkoj boçe pishe ose degë dhe i lë në vende të ndryshme. Kështu, kur të kaloj përsëri, nëse kam harruar rrugën, mund të shoh gjërat që kam lënë dhe të bindem se jam në rrugën e sigurt. E shtuna pasdite është dita ime e shëtitjes me mamin dhe mua kjo ditë më pëlqen shumë.9 Kur isha me pushime, më merrte shumë malli për kopshtin. Kisha shumë dëshirë të shkoja ta vizitoja dhe ndonjëherë mami më çonte që të takoja mësueset, shoqet dhe shokët e grupit. Jam shumë e lumtur që kam shkuar çdo ditë në parashkollor, sepse kam mësuar shumë gjëra të reja për mirësjelljen, natyrën, shkronjat, numrat, format gjeometrike etj. Jam argëtuar shumë me shoqet duke luajtur lojëra të ndryshme. Loja ime e preferuar ishte të luaja “Familje”. Unë bëhesha mami, Ajsi bëhej motra, Mei bëhej macja, Ajseli bëhej bebja e vogël, ndërsa Mateo bëhej magjistari. Herë pas here i ndërronim rolet. Bashkë me mësueset luanim shpesh teatër dhe realizonim përralla të ndryshme. Kopshti më ka mësuar shumë gjëra: të besoj te suksesi dhe të kem besim te vetja, duke u përpjekur gjithmonë t’i bëj gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Mezi po pres të hapet shkolla. Bashkë me mamin dhe babin, kam bërë gati të gjitha gjërat që më duhen. Unë e di mirë që libri është shoku më i mirë i njeriut. Jam gati për të filluar klasën e parë. Jam e sigurt që do të gjej shoqe dhe shokë të rinj, shumë të mirë, të dashur dhe të sjellshëm, me të cilët do të gjejmë zgjidhje për situata të ndryshme. Për shembull, të mos mërzitemi për gjëra të vogla, por as për gjëra të mëdha, sepse gjithmonë mund të gjejmë një zgjidhje. | 9rei ““SSHHKKOOLLLLAA,, AATTYY KKUU DDIIJJAA DDHHEE MMIIQQËËSSIIAA TTAAKKOOHHEENN”” “SHKOLLA, ATY KU DIJA DHE MIQËSIA TAKOHEN” Klubi i fëmijëve | 10 PPuusshhiimmeett mmbbaarruuaann ddhhee sshhkkoollllaa ffiillllooii.. JJaamm ii ttrriisshhttuuaarr,, ppoorr eeddhhee ii ggëëzzuuaarr.. II ttrriisshhttuuaarr sseeppssee ddëësshhiirroojjaa ttëë qqëënnddrroojjaa eeddhhee ppaakk nnëë ppllaazzhh,, ppoorr eeddhhee ii ggëëzzuuaarr sseeppssee mmëë kkiisshhttee mmaarrrrëë mmaallllii ppëërr mmiiqqttëë ddhhee vveeççaannëërriisshhtt ppëërr mmëëssuueesseenn.. SShhkkoollllaa nnuukk ëësshhttëë vveettëëmm vveennddii kkuu mmëëssoojjmmëë ttëë sshhkkrruuaajjmmëë,, ttëë lleexxoojjmmëë aappoo eeddhhee ttëë bbëëjjmmëë llllooggaarrii.. AAjjoo nnaa mmëëssoonn eeddhhee sshhuummëë ggjjëërraa ttëë ttjjeerraa ttëë rrëënnddëëssiisshhmmee.. Pushimet mbaruan dhe shkolla filloi. Jam i trishtuar, por edhe i gëzuar. I trishtuar sepse dëshiroja të qëndroja edhe pak në plazh, por edhe i gëzuar sepse më kishte marrë malli për miqtë dhe veçanërisht për mësuesen. Shkolla nuk është vetëm vendi ku mësojmë të shkruajmë, të lexojmë apo edhe të bëjmë llogari. Ajo na mëson edhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme.